Përveç fitores, e ke përgatitur FJALIMIN E HUMBJES? Ja si i përgjigjet Basha pyetjes së gazetarit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket tepër optimist te rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, sa që nuk e diskuton fare humbjen.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, që tha se në rast humbje do të “hapë krahun”, Basha thotë se në 25 prill sheh vetëm fitoren.

Gazetari Lutfi Dervishi: Nëse i referohemi traditës amerikane, kandidatët për presidentë përgatisin dy fjalime, atë të fitores dhe të humbjes. Po ju?

Lulzim Basha: Për sa fjalime jeni të përgatitur? Përgjigja që unë marr për shqiptarët është për një fillim i ri. 25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët.

Gazetari: Si bindni ju që jeni ndryshim total dhe jo riciklim i pjesshëm

Basha: Unë nuk besoj te viti zero, njerëzit ndërtojnë mbi atë që gjejnë. Edi Rama zgjodhi mohimin total.