PD dhe PS sùlm frontal LSI-së, pas sugjerimeve të ndërkombëtarëve synohet shkrirja e partisë presidenciale

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se janë në një linjë sa i takon shkrirjes së LSI. Edhe pse Basha dhe Kryemadhi kanë firmosur një marrëveshje për të qeverisur bashkë, po duket qartë se PD dhe LSI tani janë në garë me njëra-tjetrën. Sondazhet tregojnë se të gjithë të zhgënjyerit e LSI shkojnë te PD. Ndërkohë vetë Kryemadhi e ka sùlmuar disa herë Bashën dhe i kujton se kanë firmosur një pakt për të qeverisur bashkë. Por ajo që bie në sy është se dhe PS po luf.ton kundër kësaj partie. Dje kryeministri Edi Rama ka hedhur në Facebook dy telefonata me drejtuesit politikë në Vlorë dhe në Korçë ku kryefjala ka qenë LSI. Si Damian Gjiknuri ashtu dhe Niko Peleshi e kanë bërë të qartë se kjo parti do e ketë fundin e hidhur. Në bisedën me Niko Peleshin Rama pyet: “Ça bën PD dhe LSI?”. Ndërsa Peleshi ka deklaruar: “Ata vazhdojnë më stilin e vjetër me denigrime deklarata shpìfje, sùlme personale për njerëz të ndryshëm, por nuk duam të merremi me ata, nuk duam të biem në batakun e tyre. Mundohen të premtojnë budallallëqe njerëzit e kuptojnë. Edmond Spaho thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shesim prodhimet këtu brenda. Në nuk e bëjmë dot këtë”. Ndërkohë më i drejtpërdrejtë ka qenë drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri. “Do e bësh tërmet Vlorën, apo jo?”, e pyet kryeministri. “Po, kam qejf që të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë, aty e ka lezetin”, përgjigjet Gjiknuri. “Forca ta bëjmë një tërmet atje”, i thotë Rama. Fjala “tërmet” e përdorur nga Gjiknuri doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku deputeti socialist komentonte fitoren në zgjedhjet lokale në Dibër, në vitin 2016. Gjatë telefonatës, Rama e pyet Gjiknurin edhe për atë që e konsideron pjesëmarrjen e presidentit Meta në fushatë. “Presidenti vjen se atë punë ka. Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij. Punon prapa dyerve”, i thotë Gjiknuri. “Me OFL? Apo kap çfarë të kapësh, ku të dalë”, pyet Rama, duke marrë si përgjigje nga Gjiknuri: “LSI këtu sikur e ka humbur toruan… nuk e gjen veten”.

Shkrirja e LSI

Marrëveshja e 17 majit 2017 ishte sinjali i parë i bashkërendimit mes PD dhe PS kundër LSI. Nga ajo marrëveshje partia e presidentit mori god1tje shumë të fortë. Më pas ndodhën një sërë zhvillimesh që nëse i radhit duket sikur të dyja partitë kanë qenë në emërues të përbashkët sa i takon LSI. PD dòogji mandatet dhe braktisi zgjedhjet vendore. LSI i shkoi nga pas dhe iu kthye në bumerang. Më pas PS ndryshoi Kodin Zgjedhor dhe hoqi koalicionet duke futur lista hapura. PD nuk kundërshtoi fort. Së fundmi lista u vunë vetëm me numra çka tregon se heqja e koalicioneve ka qenë më prioritare. Pas këtij përcaktimi PD e largoi LSI dhe dolën me lista të ndara. Sondazhet tregojnë se në çdo qark mandatet që humbet partia e Kryemadhit i shkojnë PD. Nga ana tjetër PS merr në disa zona të caktuara mbështetës të saj. Duhet theksuar se numri më i madh i militantëve të LSI të marrë nga PS ndodhi në 2017. E gjitha administrata kaloi me PS. Pra sot duket sikur partia që del më e humbur është LSI. Presidentit Meta në çdo dalje i dërgon mesazhe të koduar liderit demokrat. Nga ana tjetër Basha po tregon se ka devijuar nga linja e Metës. Kryemadhin nuk e ftoi në çeljen e fushatës dhe ky ishte sinjal i fortë ndarjeje. Në fundjavë Kryemadhi deklaroi se nuk ia ka fare nevojën PD-së, çka tregon se raportet nuk janë të mira. Por elementi kyç është se ka shumë të huaj që nuk e duan LSI. ajo shihet si penguese e reformave dhe sinjalet janë se po tentohet shkrirja e saj. Kryemadhi dje sùlmoi ndërkombëtarët duke e treguar hapur frikën ndaj tyre. “Unë vazhdoj dhe besoj që problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që, nëse ne nuk krijojmë një pavarësi të të menduarit dhe të funksionarit si parti politike, ne do të vazhdojmë të jemi në vështirësitë që ne kemi”, tha ajo.