PATRONAZHISTI – Çfarë është në të vertetë dhe si e denigruan rolin e tij kazanët mediatikë?!

Autori: Lindita BACKA CACI

Nuk ndenja dot pa shkruar duke parë se sa shumë po abuzohet me emrin Patronazhist dhe sa barsaleta bajate po sajohen nga maestrot e rrjeteve sociale.

Si ndodh shpesh dhe siç e kemi traditë po tregojmë përsëri sa të përciptë jemi si shoqëri, sa kohë harxhojmë me llafe të kota ( që në fund bëjnë interesin e dikujt që as e njohim ) dhe sa kollaj e kemi ta bëjmë qimen tra. Në çdo rrjet social, media, kafene, zyra, por edhe nëpër shtëpi muhabeti trendi këto ditë është ai i patronazhistit. Të gjithë flasin, komentojnë, tallen, por në shumicën e rasteve nuk e kanë idenë çfarë është patronazhisti ose më keq akoma kanë një ide komplet të gabuar.

Çfarë është PATRONAZHISTI ?

Patronazhisti është një anëtar partie ( dhe ata i ka cdo parti ) i cili merr përsipër të nxisë që të votojnë një numër personash ( varet nga secili sa është në gjendje të patronazhojë ) të cilët janë familjarë, të afërm, miq, shokë ose edhe persona që jetojnë në zonën që ai mbulon për efekt fushate dhe që i konfirmojnë që do të shkojnë në votim. Këta përsona i shkruan në listën e tij e cila për efekt sondazhesh hidhet në një skedar përmbledhës. Vota është e fshehtë do të thotë dikush. Sigurisht që është e fshehtë por askush nuk më detyron mua të mos tregoj preferencën time.

Pra të patronazhuarit e pranojnë vetë të vendosen në listën e tij dhe ata përbëjnë një përqindje të vogël të votuesve. Por ka raste që emrin e jep njëri nga familjarët dhe dikush nuk e di ose e haron që i ka thënë Ok. Unë kur dhashë emrin tim dhashë edhe të mamasë. Por po ta pysësh atë me siguri do të thotë që nuk e kam dhënë ID në asnjë vend. Një shoqe më dha të dhënat për vete (emër, atësi, mbiemër, ID dhe numër telefoni) dhe për 5 pjestarë të familjes së saj. Në se pyet ndonjë prej tyre mbase do të thotë që nuk ka dhënë asnjë informacion dhe mund edhe të irritohet. Po ku është faji i patronazhistit ose i partisë këtu? Cfarë e dhëne është vjedhur ose keqpërdorur? Roli i patronazhistit është më shumë shtytës për ata që e dinë për kë do të votojnë por edhe mund të mos shkojnë në votim thjeshte për neglizhencë.

Çdo parti politike e aplikon sistemin e patronazhistëve dhe jo vetëm në vendin tonë!

U bë viral një APP që të tregon të dhënat e tua. Shumica që e provojnë shohim se ju del Emër, Atësi, Mbiemër dhe datëlindje. Dhe fillojnë e thone “Ja shiko… ku e gjetën ditlindjen time? Emrin e babait? “ Harojnë se listat e votuesve i ka çdo njësi bashkiake dhe ato afishohen para zgjedhjeve në cdo qendër votimi. Normal që këto lista nuk duhen të publikohen në cdo vend dhe aq më tepër në rrjetet sociale. Po kush është fajtori këtu? Ai që i ka listat dhe i përdoor për efekt parashikimi dhe sondazhi brenda një rrethi të ngushtë apo ai që i vjedh dhe i publikon me qëllim dashakeqës?!

Le të përdorim pak llogjikën. Përse do i duhej ID i zgjedhësve një partie politike?
E vetmja arsye është që një person të mos figurojë në listat e dy, tre ose më shumë patronazhistëve duke bërë që vlerësimi i parashikimeve të mos jetë i saktë. ID bën diferencën pasi mund të ketë disa persona me të njëjtin emër dhe mbiemër.

JO CDO VOTUES KA PATRONIZHTIN E TIJ.

Lexoj shumë batuta dhe shkrime “ humoristike “ për persona që nxjerrin emrin e patronazhuesit të tyre të cilin kuptohet nuk e njohin fare pasi është i sajuar nga ata që e shpikën këtë lojë. Shkruajnë çfarë u vjen ndërmend dhe pa pikë përgjegjësie hedhin llum mbi ta pa e pasur idenë se për kë po flasim.

Patronazhisti IM ….patronazhisti JOT……patronazhisti I TIJ……..Njerëz që kanë kohë të tepërt kanë gjetur mana të merren. Nuk ke një patronazhist në se nuk i ke dhënë vetë emrin, ose nuk e ka dhënë një i njohuri yt që ka garantuar se ka folur me ty. Si në çdo vend mund të ketë edhe ndonjë që nuk i ka zbatuar orientimet dhe ka futur në listën e tij ndonjë person që nuk e njeh fare. Por këto mund të jenë raste të vecanta dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të denigrohen të gjithë patronazhistët për ndonjë gabim të dikujt të bërë pa dashje ose edhe më keqdashje. Normalisht në se nga vlerësimi paraprak që bën cdo parti del një numër i caktuar personash që pritet të votojnë partinë Socialiste asnjëherë nuk arrihet të patronazhohet më shumë se 30 % e tyre. Pra mbi 900 mijë personat e listës së famshme të publikuar vetëm të patronazhuar nuk mund të jenë.

Prandaj do të kërkonja pak më shumë respekt për PATRONAZHISTËT e vërtëtë, këta anëtarë partie që me dëshirë dhe përkushtim punojnë për ata tek të cilët besojnë. Nuk janë patronazhistët vetëm persona karieristë që presin shpërblimin pas zgjedhjeve, megjithëse sigurisht që mes tyre ka edhe të tillë. Ata janë të rinj e të reja, burra e gra, pensionistë shumica e të cilëve vërtet besojnë se Partia Socialiste ka filluar shumë reforma dhe duhet të marrë edhe një mandat për ti cuar ato deri në fund. Besojnë se kryetari i saj nuk fle gjumë po punon me përkushtim dhe vision të qartë duke parë perspektivën dhe jo duke bërë sikur po zgjidh hallet e momentit.
PATRONAZHIST: Respekt për ty që punon për partinë tek e cila beson!
Respekt për ty që të denigruan pa të drejtë!