Pas ardhjes në jetë të të birit, Klevis Balliu vendos të mos e mbaj më sekret, prezanton partneren

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Krahas shkrimit ku bën me dije ardhjen në jetë të djalit të tij, Klevis Balliu ka publikuar dhe një foto teksa duket me të voglin duke e mbajtur në krahë.

Me ardhjen në jetë të të birit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Oliver, Balliu ka vendosur mos të mbajë më sekret dhe ka bërë publike edhe partneren duke i bërë tag në Instagram.

Ajo quhet Fiorela Hametaj dhe emri është i vetmi informacion që qarkullon për të.