“Na janë thyer brinjët për këtë”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm dhe jep lajmin fantastik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe deputetja Mirela Kumbaro, inspektuan sot punimet e rrugës Përmet – Çarshovë.

Rama sqaroi, se ky investim do të hapë rrugë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, pasi sipas tij, ofrohet mundësia që për 45 minuta banorët të kenë dalje në det.

“E kemi bërë këtë aks e na janë thyer brinjët, e kemi premtuar, është në rrugën e realizimit. Dua të përsëris, se për këtë pellg është e rëndësishme, që kush shkon në Korçë të kalojë këndej, të shohë Tepelenën, Gjirokastrën dhe e kundërta. Duam që njerëzit të përfitojnë nga aksi, Ersekë-Leskovik-Përmet. Mbyllen vitin e ardhshëm punimet. Bëhet për 15 minuta e pak, Korçë – Erseka. Me Ersekë – Leskovik – Përmet ndryshon gjithçka, proceduara është hapur. Me programin e investimit të Bankës Botërore, natyrisht kush e ka pritur më parë duhet të ftillohet për faktin se nga e thëna në të bërë është mes deti i procedurave, kontratave, kur punojnë me donatorët kanë kohë më të gjatë. Por mandati i tretë, do të jetë mandati i ndërlidhjes të plotë edhe një bumi të mëtejshëm të turizmit, punësimit, rritjes së vlerës së thua në këtë zonë. Një element tjetër i rëndësishëm është që faktikisht Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Gjirokastra, Tepelena dalin në det për 45 minuta dhe për një orë e 45 minuta nga andej. Turistët që vijnë poshtë në Jon, ngjiten në mal, e shkojnë në Gjirokastër, Përmet. Tani thuhet kemi dhe det po jemi në Përmet”, tha kryeministri.

VIDEO => https://www.facebook.com/watch/live/?v=494243288277569&ref=external