Kura natyrale që shëron dhimbjet dhe infeksionet e fytit shumë shpejt

Ndërrimi i stinëve dhe luhatjet e temperaturave janë shkaktarët kryesorë për viroza dhe dhimbje fyti. Në këtë postim do t’ju paraqesim një kurë natyrale që mund të trajtojë dhimbjet e fytit dhe infeksionet e tij.

Përbërësit: mjaltë i papërpunuar, kanellë dhe lëngu limoni.

Përgatitja dhe përdorimi: Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku dhe lërini në një kavanoz me kapak. Konsumoni nga një lugë të këtij ilaçi natyral çdo 2 orë. Mbajeni masën disa sekonda në fyt pa e gëlltitur menjëherë. Të nesërmen do të vëreni lehtësime të dukshme. Vazhdojeni kurën derisa problemi me grykët të jetë reduktuar tërësisht.