Kur do të nisin fluturimet në aeroportin e Rinasit? Ministrja Belinda Balluku jep lajmin e mirë

Ministrja Belinda Balluku është pyetur pasditen e sotme se kur do të nisin fluturimet, të paktën për çështjet e emergjencës sikurse janë dhe vaksinat pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Kemi marrë masat paraprake kemi nisur punën për t’i dhënë një zgjidhje, besoj do të jetë një zgjidhje e shpejtë se nuk mund të qëndrojmë të varur dhe të kapur nga kjo çetë. Besoj se aty ka njerëz të përgjegjshëm se nuk ka mundësi që të gjithë të duan t’i bëjnë keq shqiptarëve. Besoj se aty ka njerëz me vlera që janë mirënjohës me pagat që kanë. Një pagë e një kontrollori është e vlefshme me 7 paga, gjysma e pagës, pra pavarësisht 40% që është ulur, 2490 dollarë mbahen 10 shqiptarë. Në kohë pandemie njerëzit mbahen bashkë, kjo është hera e parë e një sjelljeje harbute. Janë persona të lidhur me partitë politike, jemi të sigurt që persona i kanë shtyrë drejt një rruge që nuk ka të bëjë fare me këta.”-tha ajo.