Kryeministri Rama kërcen nën ritmet e ‘Gam Gam Sytle’, i surprizuar nga ajo që shikon në Korçë bën komentin epik: Kam frikë se do të ma marrë Zaho! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë u ndal në Bibliotekën e qytetit, e cila është kthyer në një qendër edhe të zhvillimit teknologjik.

Në një moment Rama ka vendosur një maskë, duke u transformuar në një personazh të frikshëm, ndërsa meraku i tij ishte se ”lodrën” do t’ia merrte djali i tij Zaho.

‘Do të ma marrë Zaho këtë’, u shpreh Rama, ndërkohë që më herët u përball dhe më një robot që performonte këngën: gham gham style!

“Në Bibliotekën e Re ultramoderne të Korçës, ku po merr jetë edhe qendra e re e mësimeve të teknologjisë së lartë, për t’i futur të rinjtë në rrugën e punësimit në tregun global online, ku pa qenë aspak të detyruar të lëvizin nga vendlindja ata mund të krijojnë të ardhura të larta.

Plani ynë i Veprimit 2021 – 2025 parashikon krijimin e qendrave të tilla, fillimisht në disa bashki qendra qarku, në Veri e në Jug, për t’i shtrirë ato në krejt bashkitë e vendit brenda kësaj dekade ku kemi hyrë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

VIDEO https://www.facebook.com/watch/live/?v=288767732708342&ref=watch_permalink&t=0