A do të ketë referendum në 25 prill? Presidenti Ilir Meta paralajmëron…!

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka thënë se do të duartrokasë kryeministrin në detyrë, Edi Rama, nëse gjen që sot një zgjidhje të përshtatshme për kontrollorët e Albcontrol.

Në një prononcim nga Vlora, Kreu i Shtetit i bëri sërish thirrje kontrollorëve që të rikthehen në detyrë dhe të qëndrojnë pa asnjë lloj stresi, sepse çdo padrejtësi ua garanton Presidenti që do të plotësohet

“I sigurojë të gjithë qytetarët që janë shqetësuar dhe dëmtuar për shkak të kësaj situate që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë. I them kontrollorëve qëndroni në detyrë dhe sa më të qetë se ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna dhe çdo padrejtësi ua garanton Presidenti do të plotësohet. Nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme sot do të duartrokasim edhe kryeministrin në detyrë”, tha Meta.

I pyetur nëse do të ketë referendum në 25 prill, Presidenti u shpreh se:

“Referendumi është i pashmangshëm dhe është i treti i vërteti dhe Vlora do jetë në anën e duhur. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por që populli Shqipërisë do të triumfojë dhe vullneti i tij do të ngadhënjejë në 25 prill kjo është e paimagjinueshme”.