U largua me bujë nga emisioni, Ana merr pozicionin e rëndësishëm në Top Channel!

Ana ka qenë një nga vajzat më të komentuara që në hyrjen e saj në “Përputhen” e deri sa doli nga programi pas përjashtimit nga produksioni.

Mirëpo Ana nuk i mungoi ekranit sepse për disa puntata me radhë e kemi parë në rubrikën “Trotuar” në “E diell”. Më pas e pamë edhe si opinioniste në “Përputhen Prime”.

Por së fundmi Olsa Muhameti ka zbuluar se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”.

“Le ta themi dhe këtë…Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, ka treguar Olsa.