Një histori nga mami i Reit!

Një histori sa prekëse aq edhe motivuese!
Anxhela mami i Reit, jeton në Vlorë dhe ka gjetur kurajon t’ju bëj ball problemeve që jeta i ka servirur…

Eshte vone … por cdo dite e imja mbaron shume vone , apo nuk mbaron fare …
20 vjec !

Udhetimi im i pare me te dashurin vetem jashte vendit !

Me bekimin e prindereve dhe dashurine e vellait u nisa!

4 dite fantastike , por nuk mund te ishte dhe dita e 5-te keshtu!

4 dite qe i flisja vetem per familjen time , sesa te lidhur ishim , shakate qe benim dhe sesa shume “luftonim” per njeri tjetrin ! Nje telefonate do te shenonte “fundin” e diteve te mia te lumtura!

Vellai kishte nderruar jet ! Ai, I vetmi i shtepise ! Qendra e çdo gjeje ! Ai , mbeshtetja ime me e madhe ! U ndieva bosh, e pafuqishme , pa motiv , dhe pa arsye për te jetuar !

Por…jeta vazhdon , ndonjher dhe ashtu kot , per inerci!

6 vite me pas mbaje ne duar nje test shtatzanie pozitiv !
Pas 6 viteve gjeta nje arsye për te jetuar ! Motivin e jetes sime !
Ishge muajshe kur nje hemoragji e drejtoje mamin tim drejte spitalit! Ndieja lotet e mamit teksa ridhnin.

Degjoja lutjet e saj drejtuar mjekes “ Te lutem me shpeto djalin”
Por une luftova, pasi une jam nje luftarak sic me thote mami cdo dite!
Sa here e cova mamin perseri ne spital , as vet nuk me kujtohet tani!
Por Ja dola te rri aty tek barku i saj 9 muaj dhe te shijoja cdo ninulle dhe histori qe mami me tregonte!

Me fliste dhe për emrin tim , me thoshte se kishte bashkuar emrin e dajos e se cfare me ngateronte, por une isha nje bebe !
Me thoshte Se Dajua ishte ne qiell dhe do te me mbronte nga cdo gje si nje engjell !
Linda une ! O Sa shume gezoje ju solla !
Mami Sapo me pa tha : “ Paskam bere nje mrekulli “

Ishte nje vit i mbushur me aq shume dasuri , pasi ju nuk e dini por une vetem qesh ! Mami dhe babi habiteshin pse nuk qaja asnjeher ! E cuditshme per nje bebe apo jo ?! Ata qajne shpesh here!

6 Mars!

Isha Vetem 14 muajsh kur me çuan ne nje ambient te ri, aty ishte nje tete me perparese te bardhe , e cila ju thoshte prinderve te mi qe duhen disa ekzaminime te tjera!

Cfare ishge kjo fjale , dhe pse prinderit e mi vetem dridheshin, nderkohe qe une i buzeqeshja kujdo!

8 muaj me cuan tek nje tete tjeter , fizioterapiste ishte ! Po pse o mami nuk me con tek lodrat ? Po perse o nami une nuk eci dot si shoket ? Po perse moj mami me privon nga lodrat dhe me sjelle ketu ?
6 tetor ! Wow ku jam ketu ? Mami dhe babi me kane sjelle ne Itali ! Sa bukur qe qenka ketu , por mami dhe babi perseri duken te frikesuar!

Shikoje kete here perseri nje Xhaxhi me perparese te bardhe ! Po perse me sollen ketu kur mua me pelqen te bej shetitje?!
Heshtje! Degjova fjalen “ Angelman Syndrome “ dhe direkt pas kesaj nje lot i cili rodhi deri ne dysheme ! Po perse eshte gje e keqe kjo mami ? Mos ndoshta une jam nje Angelman ?
A e dini ju cfare eshte sindroma Angelman ? Pergjigjia e pyetjes se prinderve te mi perse une isha gjithmone I qeshur , perse nuk ecja e shume gjera te tjera qe ju mund ti lexoni !
Por ajo buzeqeshi, erdhi dhe babi , dhe u perqafuan sic bejne gjithmone ata te dy ! Ikem nga Xhaxhi me perparese te bardhe me nje fjali “ ai do te jete jo verbal gjithe jeten”
Por mami im ende shpreson dhe enderron se nje dite une mund ti them “ Mami te dua shume “ me ze te larte dhe duke vrapuar drejte saj !
Por mami , une ta them cdo dite te dua shume me perqafimin me te bukur ne bote dhe me perpjekjet e mia për te hedhur hapa !
Me shume dashuri nga Rei!

Tani mami im eshte zeri im, derisa tetat dhe xhaxhat me perparese te bardhe te gjejne kuren per te GJITHE femijet si une!
Lexoni me shume per kete sindrome , dhe na falni sa me shume dashuri , pasi për ate kemi nevoje!

Mami , do ja dalim!

Netet pa gjume ! Fizioterapite dhe terapite ndoshta nje dite do te marrin fund , por ne do ja dalim bashke!
E di qe le punen dhe zgjodhe te punoje nga shtepia vetem qe te ishim bashke ! E di, tashme nuk del me me shoqerine tende , dhe nuk kujdesesh me per veten !
Mami , do ja dalim !

24/24 h me mua !

Por nuk ka si perqafimi im!
E shikoje tek syt e tu sesi shkelqejne kur une bej nje loj te re, ato qe femijet e tjere I bejne instiktivisht, Ti mi meson mua pa u lodhur Por me kembengulje!
Mami do ja dalim !

Me premtove qe do shkruaje cdo gje qe kisha une ne mendje, dhe e bere !
Por mami , me premtove qe do e beje pa lot !
Mami , mos qaj !

Ashtu sic thua dhe ti … Ti dhe Une PERJETESISHT BASHKE !

Me dashuri , Rei ♥️

mycloset_angela & rei_rei_babyshop janë faqet e instagramit ku mund të kontaktoni me mamin e Reit!