I shkoi për vizitë në selinë blu, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha dhe zbulon detajet çfarë diskutuan me Albin Kurtin

Kryedemokrati Lulzim Basha priti pasditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike kryeministrin e zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin.

Basha ka zbuluar detaje nga takimi, ku shprehet se krahas urimit për fitoren në zgjedhje i garantoi se nesër ai si kryeministër i Shqipërisë do të bëjë gjithçka për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

‘Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.’-shkruan Basha.