Fjalët e trishta të kryeministrit Rama: Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa…

Kompozitori i njohur Agim Krajka u përcoll për në banesën e fundit.

Kryeministri Rama thotë se nuk beson të ketë pasur kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa ai në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e telefon.

Reagimi i Ramës

Agim Krajka që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.

Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.

Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.