“Fenomen që do ndodhë për herë të parë në Shqipëri”, Frrok Çupi paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Presidenti iu rikthye k3rcënimeve publike në emisionin “Frontiline” në News24 duke artikuluar masa mesjetare për ata të cilët guxojnë të vjèdhin vota.

“Nëse preket një votë me 25 Prill do u pritet dora në “Sheshin Skenderbej”, Monikës, Lulit dhe Edit. Ky është betim, do ja pres unë dorën”, tha Meta.

Për shp3rthimet e kreut të shtetit Edi Rama e ka një shpjegim.

“Shikoni Ilir Metën dhe kuptoni që reforma ka nisur të japë shenja domethënëse, të qarta sa për të tensionuar Metën dhe Berishën. Mos u shqetësoni, reforma ne drejtësi është e besueshme sa niveli i shkallimit të Ilir Metës”, tha Rama.

Për analistin Frrok Çupi, presidenti Meta nuk ka lidhje me votën. Ai tha se nuk do të ketë zgjedhje nëse SPAK do të ndërhyjë dhe do të àrrestojë politikanë.

“Presidenti Ilir Meta nuk ka lidhje me votën. Ai nuk është i zgjedhur nga populli. Meta nuk është as garantues i Kushtetutës. Nëse këta shkojnë para drejtësisë nuk ka zgjedhje. Ky është një fenomen që do të ndodhë për herë të parë këtu. Këta nuk mund të k3rcënojnë Amerikën”, shprehet Çupi për Top Channel.