E trishte/Ndërron jetë prokurori shqiptar!

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka ndërruar sot jetë.

Mediat kosovare raportojnë se Krasniqi u nda nga jeta rreth një orë më parë.

Lajmin për vdekjen e prokurorit e ka konfirmuar Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Sipas tij, bëhet fjalë vdekje natyrale.

Kujtojmë se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hètuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit në Kosovë.