Bota e futbollit në zi, kòronavirusi i merr jetën trajnerit!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare, për shkak të COVI|D-19, ndihmës-trajneri i skuadrës italiane të Kavezes, Antonio Vanakore.
Nga 26 shkurti ai u shtrua në spital, teksa rezultoi pozitiv me virusin që po bën namin në të gjithë botën, ndërkohë që më 3 mars, u fut në intubim.

Ditën e sotme 45-vjeçari humbi betejën me jetën, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Për sa i përket të shkuarës si futbollist, Vanakore, u aktivizua në rolin e mbrojtësit, teksa veshi fanellën e Beneventos, Katanzaros, Kasertanës, Juve Stabias dhe Potencës. Pikën më të lartë të karrierës së tij e arriti me Katanzaron në sezonin 2004-2005, ku luajti 22 ndeshje në Serinë B.