Zbardhet vendimi i KQZ, 4 parti nuk regjistrohen për zgjedhjet e 25 prillit (EMRAT)

Teksa jemi vetëm 2 muaj larg nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, KQZ ka zhvilluar sot një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive.

Nga 13 parti, 4 prej tyre nuk janë regjistuar. Bëhet fjalë për partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

KQZ më parë ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit edhe disa parti të tjera, e tre kandidatë të pavarur.

Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:

1.Partia Shqiptare Atdheu – regjistrohet

2. Partia Pajtimit Kombëtar – regjistrohet

3. Partia Ligj dhe Drejtësi – regjistrohet

4. Partia Fryma e Re Demokratike – regjistrohet

5. Partia Qytetare Shqiptare – regjistrohet

6. Partia Uniteti Kombëtar – regjistrohet

7. Partia Aleanca Kuq e Zi – regjistrohet

8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – regjistrohet

9. Partia Aleanca Popullore – regjistrohet

10. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – regjistrohet

11. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – regjistrohet

12. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – nuk regjistrohet

13. Partia së Punës së Shqipërisë – nuk regjistrohet

14. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – nuk regjistrohet

15. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – nuk regjistrohet

16. Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – miratohet

17. Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – shtyhet