VIDEO/ Babai publikon pamjet ë vogëlushes që ‘tërhiqet nën shtrat nga fantazma’

Një baba pretendon se vogëlushja i tij është tërhequr nën shtrat nga një fantazmë. Ai është bazuar nga pamjet që ka parë nga kamerat e vendosura në dhomën e fëmijëve.

Në pamjet e publikuara nga babai shihet vajza e tij e vogël poshtë krevatit të saj duke luajtur me lodra dhe ndërkohë diçka e çuditshme ka ndodhur.

Vajza shihet që po tërhiqet poshtë krevatit dhe nisi të panikosej dhe të qante derisa këmbët iu zhdukën komplet nga pamja.

Babai i publikon këto pamje në rrjetet sociale me mbishkrimin: Vajza ime po tërhiqet nën shtrat nga diçka.

Video është parë gati 8 milion herë në mediat sociale dhe shikuesit nuk i besojnë dot syve se çfarë kanë parë. Gjithsesi, shumë thonë se nuk bëhet fjalë për fantazma, por për lëvizje normale të fëmijës.