Vajza e ministrit të PS konfirmon romancën me Romeo Veshaj, publikon foton e ëmbël krah aktorit duke …

Prej ditësh përflitet për një romancë mes, Aleksia Peleshi, vajzës së ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj.

Dhe Aleksia Peleshi duket se konfirmoi thashethemet, teksa publikoi një foto krah të aktorit të humorit, ku duken mjaft të lumtur dhe në momente int1me.

Ndërkaq nga ana e Romeo Veshajt ende nuk ka pasur asnjë reagim.

Thashethemet për një romancë të tyre nisën pasi Aleksia dhe Romeo postuan në Instagram foto nga ambiente të përbashkëta, teksa po qëndronin në Vlorën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gjithashtu vajza e ministrit të Partisë Socialiste teksa udhëtonte në makinë dhe në krah të saj qëndronte aktori.

Kujtojmë që Romeo Veshaj ishte në një lidhje dashurie prej dy vitesh me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi, por ish-çifti i dhanë fund në heshtje marrëdhënies së tyre, që u shoqërua me ulje e ngritje.

Bëhët me dije se ata janë distancuar nga njëri-tjetri që para ndërrimit të viteve.

Dhe pas ndarjes nga Jonida Maliqi, duket se Romeo Veshaj e ka gjetur shumë shpejt dashurinë.

Lajmin për ndarjen e tyre e dha vetë këngëtarja në emisionin e saj, ku u shpreh se ky Shën Valentin do e gjente single.

Burime pranë çiftit kanë treguar se nuk ka pasur një arsye konkrete për e tyre shkëputjen nga njëri-tjetri, por është thjesht një distancim që ka ardhur natyrshëm, që do të thotë se mes tyre s’ka inate, aq sa të heqin njëri-tjetrin nga “Instagram”-i.