Tjetër gjë iu premton Basha shqiptarëve e tjetër gjë iu siguron Paloka militantëve

Çfarë u premton Edi Paloka militantëve të PD-së pas zgjedhjeve? Në një takim elektoral në Kënetë të Durrësit, zëvendes sekretari i Partisë Demokratike deklaroi hapur se “njerëzit që sakrifikuan për ne, njerëzve që na kanë mbështetur në këto tetë vite duhet t’jua kthejmë atë që i takon”. Në këtë mënyrë premton se pak kohë pas fitores zgjedhore të 25 prillit PD do të tregojë se “fjalët nuk janë ajër”.

Video e shpërndarë me krenari nga Sali Berisha në faqen e tij Facebook, tregon se tregu i premtimeve elektorale tashmë është shtrirë edhe në bazën e partive dhe se PD ka nisur të premtojë poste publike dhe privilegje në favor të militantëve të saj. Po Lulzim Basha sikur premtoi se në rast fitoreje qeveria e tij do të siguronte drejtësi për të gjithë pa asnjë privilegj partiak? Në ç’mënyrë Edi Paloka “do t’ua kthejë atë që u takon” militantëve të PD-së, pa shkelur ligjet dhe barazinë?