Tërmet i fuqishëm,lëshohet alarm për cunam!

Një tërmet i fortë i magnitudës 7.2 ballë është regjistruar pak minuta më parë në oqean, pranë Australisë. Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka patur epiqendër 500 km nga New Caledonia, në një thellësi prej 2 km, dhe rreth 600 km nga Sidney.
Nuk ka raportime për dëme materiale në ishujt pranë qendrës, por ekziston frika për cunami.

Brenda dy orëve të fundit, po në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6 ballë.