Rama poston videon: Disa prej jush janë të pakënaqur, por të mos harrojmë çfarë kemi hequr këto kohë të mallkuara

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video ku tregon vështirësitë që është përballur qeveria, por edhe arritjet që janë bërë.

Ai thotë se shumë persona mund të jenë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e mandatit të dytë, por dhe vetë ai nuk është i kënaqur.

Ndër të tjera ai shprehet se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, krizave të ndodhura falë punës ia kanë dalë të shkojë përpara.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë.

A unë s’jam i këmaqur, jo sot po asnjëherë. Por mos harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë të mallkuara. Paga minimale është rritur me 1/3 plot 36% që nga fillimi i punës në drejtimin tonë.

Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shume më mirë. Taksat për afro 100.000 biznese të vogla është bërë zero. Kantieret e ndërtimit janë më të shumta se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë.

Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70.000 fermerë të regjistruar. Pavarësisht krizave reale dhe të thella nga tërmeti deri tek pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta politika. Ne kemi vazhduar të shkojmë përpara.

Për të gjitha ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë se sa njëherë. Nuk ka kohë për pushim” shprehet Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/740792913490495