Rama komunikon njoftimin e RËNDËSISHËM, ja çfarë do të ndodhë brenda 10-15 ditëve

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, në pritje të 8190 dozave të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas 10 ose 15 ditësh do të bëjë një vizitë në shtetin mik që do të na dhurojë vaksina të tjera.

“Po punojmë në disa fronte. Me një shtet mik jemi shumë afër, me shumë gjasë në ditët në vijim, se kur nuk e kemi konfirmuar 10-15 do të bëj një vizitë atje. Janë dinamika të shfrenuara që çfarë nuk sjell ora, nuk sjell minuti”. tha Rama.