Marjana Kondi feston 60- vjetorin e lindjes, zbulon dhuratën që i bëri kryeministri Rama (FOTO)

Aktorja shumë e dashur për shqiptarët Marjana Kondi, feston sot 60 vjetorin e lindjes. Artistja e njohur ka marrë shumë urime nga miq e të afërm, si dhe dhurata të ndryshme për t’i zbukuruar ditën e lindjes.

Një nga dhuratat qe tërhoqi më shumë vëmendje ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dërguar aktores një shishe verë të kuqe.

Në foton e publikuar nga vetë Marjana Kondi, aktorja shihet e ulur në një karrige dhe me shishen e verës në duar, të cilën ia ka dërguar kryeministri në këtë ditë të veçantë për të.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne ditën time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me një dhurate simbolike si shenje vlerësimi për kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi”, ka shkruar Marjana krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.