Integrimi i vendit, Mazi: Shqipëria në prag të fillimit të negociatave

Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshmë, Ylva Johansson është takuar më kryeministrin Rama dhe kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi ku diskutua mbi progresin që ka bërë vendin dhe ecjen para me integrimin e vendit. Komisionerja pati më pas një deklaratë për shtyp me kryenegociatorin për integrimin, Zef Mazin i cili tha se gjatë diskutimit u mor mbështetja për hapjen sa më shpejtë të bisedimeve Shqipëri-BE për integrimin si dhe u vlerësua bashkëpunimi rajonal.

Diskutuam për integrimin dhe të gjithë gamën e çështjeve që përfshinë problematikat e brendshme. Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave të anëtarësimit dhe çështjet që diskutuam ka në ndikim në ecjen përpara. Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë rajonal dhe krijimit të tregut të përbashkët rajonal jemi drejt nënshkrimit të një marrëveshje rajonale për qarkullimin vetëm me ID të qytetarëve nën të gjithë rajonin. Gjatë diskutimeve morëm mbështetjen e komisioneres në të gjitha veprimet e ardhme në Bruksel dhe për të përcaktuar sa më parë zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Mazi. Edhe komisionerja Johansson tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një progres të madh me reformën në drejtësi dhe çështjen e azilit, si dhe me emigrantët e paligjshëm duke vlerësuar bashkëpunimin e Shqipërisë me FRONTEX.

“Ne shkojmë një progres të mrekullueshëm dhe të vijojmë të punojmë së bashku për ti dhënë fund financimit të terrorizmit dhe çështjes së emigracionit të përbashkët. Kemi 1.5 vite anëtarët e ekipit tonë të FRONTEX, mbi 60 nënpunës që punojnë në kufirin Shqipëri-Greqi, në këtë fushë Shqipëria dhe BE kanë një bashkëpunim me të gjitha agjencitë që mbulojnë fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Unë jam shumë e kënaqur që po shohim që reformat e mëdha në vend, si ajo në drejtësi që po funksionojnë. Problemi me kërkesat e pabazuara për azil në vendet e BE, duhet të vijohet me reformat në këtë fushë për sundimin e ligjit dhe çështjet e së drejtës për të patur një bashkëpunim më të mirë”, tha komisionerja Johansson.

Komisonerja Johansson gjithashtu bëri thirrje partive politike që të sigurohen që kandidatët në listat e zgjedhjeve të ardhshme të jenë me integritetin më të lartë
“Të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundur që të kenë një integritet të lartë kandidatët në listat e zgjedhjeve. Ky ka qenë një takim i mirë dhe ju përgëzoj për këtë ecuri kaq të madhe, por do të duhet të bëhet edhe më shumë dhe më kënaqësi pres bashkëpunimin”, tha ajo.