Gruaja ndërpret emisionin dhe i sulet të ftuarit, e qèllon me këpucë në mes të studios(VIDEO)

Një gjest i papritur ka ndodhur në një studio televizive gjatë një transmetimi ‘live’.

Në televizionin ATV në Turqi, nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me këpucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.

Pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gül?en Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision gjatë ditës së sotme nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qèlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

VIDEO => https://twitter.com/yubl_app?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1361978699998916610%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fvideo-qe-po-thyen-rrjetin-gruaja-nderpret-emisionin-dhe-i-sulet-te-ftuarit–i424172