E bujshme! Një tjetër largim nga Portokalli!

Aktorja e njohur e humorit, Algiona Aga, ishte e ftuar këtë mëngjes në një lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, ku tregoi se si fama që ka marrë e ka ‘penguar’ pak në jetën e saj personale. Ndër të tjera, aktorja foli dhe për karrierën e saj, ku theksoi se nuk do të jetë më pjesë e emisionit të humorit “Portokalli”.

“Unë e dua shumë artin dhe që kur jam futur në art nuk dua të bëj kompromise me artin sepse e dua vërtët shumë. Dhe nuk më pëlqen të dal shpesh në gazeta dhe të bëj lajm.”

Ndërsa në lidhje me eksperiencën e saj në programin e humorit Portokalli, aktorja u shpreh: Portokalli më ka rritur sepse është një format që më ka shijuar shumë, më ka rritur sepse është një eksperiencë që nuk ta jep teatri sepse duhet të punosh më shumë dhe më shpesh, pasi ke vetëm një javë kohë.

Aktorja, tregoi se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë, dhe se ka oferta të shumta pas daljes së saj në këtë program.

“Besoj që ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër”, u shpreh aktorja pa na dhënë shpjegime të mëtejshme se ku do ta shohim atë.