Çfarë ndodh me lëkurën nëse e lani fytyrën tuaj vetëm një herë në ditë?

Aktorja Salma Hayek beson se sekreti i lëkurës së përsosur është që të mos e lajë kurrë në mëngjes. 54-vjeçarja thotë se pas një gjumi të mirë, lëkura ka ekuilibrin e duhur dhe vetëm një shpërlarje në mëngjes dhe aplikimi i një kremi është e mjaftueshme. Por, si ndikon tek lëkura rutina e bukurisë së Salma Hayek?

Lëkura mund të bëhet më pak e yndyrshme Larja e fytyrës shumë shpesh do ta “zhveshë” nga vajrat thelbësorë që bllokojnë ujin brenda lëkurës, duke e mbajtur të hidratuar. Nëse lëkura nuk ka ujë, do të prodhojë më shumë sebum. Përdorimi i produkteve pastruese me ëprbërës të ashpër do të bëjë që gjëndrat të prodhojnë shumë vaj duke e bërë lëkurën më të yndyrshme.

Mund të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës Megjithëse lëkura duket menjëherë më mirë pas larjes, ky efekt është i përkohshëm. Në fakt, kur e lani shumë fytyrën, largoni qelizat e vdekura të lëkurës që përbëjnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Pa këtë shtresë mbrojtëse, lëkura është më e prekshme dhe e prirur për rrudha të parakohshme.

Mbron lëkurën nga dëmtimet e mjedisit Shtresa më e jashtme e lëkurës është e vetmja që është e gatshme të përballojë të gjitha dëmet e mundshme nga mjedisi sepse shumica e qelizave janë të vdekura ose po vd esin. Kur nuk ka mbrojtje të jashtme të qelizave të vjetra, lëkura juaj është ‘e zhveshur’ dhe e ekspozuar ndaj ndotjes së ashpër dhe toksinave.