Basha i lumtur për arritjen e marrëveshjes me aleatët: Siguruam fitoren e Shqipërisë, Rama nuk ka arritur asnjë sukses për 8 vite

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka arritur ditën e djeshme marrëveshje me 13 aleatë, të cilët do të garojnë në një istë të përbashkët me PD-në, në koalicionin e quajtur PD-Aleanca për Ndryshim.

Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bash aka akùzuar Ramën se nuk ka bërë asgjë në 8 vite, ndaj nuk mund të kërkojë që të provojë edhe 4 vite të tjera.

Ai thotë se sot ishte dita kur u sigurua fitorja e Shqipërisë, ndaj ka ardhur koha të ndryshojmë.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.

Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë.

Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.

Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.

Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton”, shkruan Basha.