Veliaj padit për shpifje në gjykatë Grida Dumën!

Deklarata e para dy ditëve lidhur me përgjimet e àntimafias italiane, do t’i kushtojë një përballje gjyqësore Grida Dumës, ish deputetes së PD, e cila rrèzikon të dènohet për shpifje nga gjykatat shqiptare, pasi ajo do duhet të provojë përpara gjykatës të gjitha akùzat dhe shpifjet ndaj kryebashkiakut Veliaj. Gjatë përballjes gjyqësore, e paditura Duma duhet të vërtetojë me prova dhe fakte të gjitha akùzat ndaj Veliaj, në rast të kundërt nga një akùzuese do të kthehet në një të dënuar për shpifje dhe përhapje e lajmeve të rreme ndaj një funksionari publik.

Gjykata e Tiranës ka regjistruar procedimin pènal për shpifje për Grida Dumën. Burime nga gjykata bëjnë me dije se padia ka ardhur sot dhe procesi do të nisë në ditët në vijim.

Veliaj i ka hedhur poshtë akùzat e Dumës, ndërkohë që pritet të dërgojë në gjykatë për shpifje edhe zyrtarë të tjerë të PD.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ka paditur për shpifje zyrtarë dhe ish deputetë të Partisë Demokratike, të cilat i ka fituar dhe me shumat e tyre ka blerë kompjutera për shkollat e Tiranës.