U la jashtë listave, Salianji tregon a do kandidojë për deputet, ja çfarë thotë për Lulzim Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur mbrëmjen e sotme se ai beson që do të jetë kandidat për deputet, por tha se duhet pritur deri në fund. Më tej në lidhje me caktimin e Edmond Spahos në krye të listës në Korçë, ish-deputeti u shpreh se është një vendim i kryetarit dhe është vendimi i duhur.

Ervin Salianji: Nuk është ndonjë enigmë e madhe, pasi unë për shkak të mbështetjes që kam nga demokratët do jem një nga kandidatët, besoj.

Arian Çani: Besoj, pra asgjë nuk është e sigurt?

Ervin Salianji: Për askënd nuk dihet. Pasi janë vendime kolegjiale.

Arian Çani: Por kokat e listave janë zgjedhur.

Ervin Salianji: Kokat e listave janë eksluzivitet i kryetarit, pasi i mat peshën specifike të gjithsecilit.

Arian Çani: Salianj, para se t’i jap fjalën Currit. Të mbetet mes nesh, Edmond Spaho është profesor i mirë, por nuk ka stofin tënd politik, nuk ka agresivitetin tënd.

Ervin Salianji: Edmond Spaho është nënkryetari i partisë, një prej personalitetet e pa përfolura. Ai është nënkryetar partie dhe ekipi i kandidatëve për deputet duhet të ketë ngjyrime nga të gjitha personalitetet.