“Tirja mori 8 milionë lekë të vjetra” / Kryeministri Rama bën thirrjen e RËNDËSISHME!

Pas skàndalit të ‘Tires’ te Shefqet Ndroqi, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të dènoncojnë raste të tilla, për t’i dhënë fund abùzimeve të tilla.

“E mira nuk ka fund, ka patjetër probleme për të zgjidhur në kohë reale, ka patjetër çështje për të adresuar, ka patjetër momente të trishtueshme, sic ishte momenti i shfaqjes së një harbutërie dhe babëzie të pashembullt nga një personazh që ishte vërtet i neveritshëm në Spitalin Shefqet Ndroqi, por nga ana tjetër, aq sa i trishtueshëm, aq edhe pozitive ishte që një qytetare dènoncoi, që një media investigative e mbështeti qytetaren dhe i shkoi deri në fund, që ajo është pas hekurave dhe që mesazhi u dha qartë.

Ne jemi në gatishmëri të plotë për të bërë atë që na takon dhe për të reaguar ashtu si duhet ndaj çdo shfaqjeje negative, sidomos në sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të mos heshtin, të mos struken, të mos tërhiqen, dhe të dènoncojnë cdo rast të cfarëdo niveli abùzimi. Mbase raste të një shëmtime të tillë mund të mos jenë të përditshme, por në të përditshmen edhe një vonesë e shkaktuar për pak lekë, është abùzim. Është e patolerueshme që një numër, që është një pakicë e pakicës, në sistemin tonë shëndetësor, të njollosë e përdhosë bluzat e bardha, sakrificat e atyre që edhe jetën e humbën në këtë lùftë për të shpëtuar jetë. Është e patolerueshme që kushdo që bie pre e këtyre abùzimeve të heshtë”, u shpreh Rama.