Stilistja e njohur Anila Konomi dha më tepër detaje rreth stilit të veshjes së politikanëve shqiptarë.
Ajo komentoi disa nga figurat kryesore politike, Presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryebashkiakun Erion Veliaj
Meta-Kryemadhi
Nuk më pëlqen aq. Të dy bashkë nuk më pëlqejnë, veç e veç më pëlqen Monika. Presidenti është ikonik, shumë i centralizuar. Monika është shumë ‘fashion’, i pëlqejnë veshjet e bukura. Monika ruan sensin e masës në gjithçka, fytyrë dhe veshje.
Basha
Është shumë ikonik, është shumë i centralizuar. Çdo gjë fikse, kollaret e menduara, tregon kujdes. Kur e kam parë edhe me veshje sportive, është shumë shqiptar, shumë i kornizuar, është natyra e tij.
Veliaj
Veliaj është i vetmi që flet me veshjen. Përvesh mëngët, gjë që tregon se ai punon dhe vërtetë ai punon. Ai është shumë popullor me veshjen.