‘S’ke punë ta ngacmosh’, plas keq mes djemve për Tean: Kush je ti? Je më trim që … (Debati)

Puntata e sotme e “Përputhen” ka nisur me një debat të nxehtë mes Andit të parë dhe Andit të ri nga Kosova.

Tea është bërë molla e sherrit mes dy djemve. Andi i ri nuk heq dorë që ta bëjë për vete dhe thotë se nëse ajo do të heqë dorë nga Andi, atëherë do të bëjë çmos që të kenë diçka bashkë e pse jo të dalin të përputhur.

Debati mes Andit 1 e Andit 2:

Andi 1 : Kush je ti? Je më trim që shprehesh kështu?

Andi 2: Unë s’jam kurrkush, ti a po e thua vetë që jemi duke u njohur

Andi 1: Unë kshu e ndjej.

Andi 1: Mos përfito nga emisioni, nuk mund të ngacmosh ti një person që një tjetër pretendon ta ketë në krah. Pse e ngacmon?

Andi 2: Nuk po e ngacmoj, kam shprehur pëlqim ndaj saj.

Andi 2: Unë përderisa jam këtu jam single do të thotë që do të njoh.

Andi 1: S’mund të ngacmosh dikë që unë e kam në zemër.