Shteti europian merr vendimin: Deri në fund të qershorit do të vaksinohet e gjithë popullsia

Zvicra do të vaksinojë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen, ndërsa afati është vendosur fundi i qershorit.

Kjo nismë është bërë me dije nga Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, e cila ka koordinuar prokurimin e vaksinave për Zvicrën që nga fillimi i pandemisë.

Ajo than ë një konferencë mediatike se qëllimi i qeverisë federale është që të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë ata që e duan të vaksinohen.

Deri në fillim të dhjetorit, Zvicra kishte nënshkruar kontrata me kompanitë si Biontech / Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, që janë zhvilluesit e vaksinave të para Covid-19.

Ndërkohë Zvicra tashmë është në proces të përfundimit të kontratave të tjera me kompani që prodhojnë vaksina anti-Covid, me qëllim që të sigurojë sa më shumë vaksina.