Pse po vonohet vaksina? Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve jep ‘lajmin e keq’

Qeveria shqiptare përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë tha se kontrata me Pfizer parashikon që brenda javës së tretë të janarit do të vinin në vendin tonë mbi 10 mijë vaksina anti-Covid, mirëpo sot jemi në datën 26 dhe vaksinat nuk kanë mbërritur.

Ndërkohë zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se kompania Pfizer po i vonon dozat pasi ka shumë kërkesa nga e gjithë bota dhe duhen shtuar kapacitetet prodhuese.

“Kjo vjen për shkak të kapaciteteve të saj periudhe, sepse kërkesa është shumë e madhe dhe me plotësimin e kapaciteteve do kompensohet vonesa, dhe kështu besoj se nuk do ketë pengesa edhe për vendin tonë.

Vaksinimi po vazhdon ndërkohë, është e sigurt dhe doza e dyte për ata që kanë bërë të parën. Nuk do ketë ndërprerje. Siç tha kryeministri Rama jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer, që nuk na ka thënë që nuk do e respektojmë kontratën.
Arsyeja e vonesës nuk është vetëm ne por ne te gjithë botën“, tha Rakacolli në Open.