Pëllumb Pipero jep lajmin që e prisnim të gjithë, tregon se kur do të jetë fundi i pandemisë në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero foli për fundin e pandemisë pas ardhjes së vaksinës anti-Covid në Shqipëri.

Ai tha se gjysma e dytë e marsit do të shënojë fundin e pandemisë, duke patur parasysh që fundi i 2020 shënon valën e dytë dhe janari e shkurti i këtij viti shënojnë valën e tretë të kësaj pandemie të jashtëzakonshme.

“Kjo pandemi nuk mund të ndahet me valë ky është virus respirator që ka ecurinë e tij fiziologjike. Fundi i vjeshtës konsiderohet si vala e dytë. Unë besoj që gjysma e dytë e janarit dhe shkurti do konsiderohet si vala e tretë dhe nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë definitivisht fundi i pandemisë që është në ulje graduale dhe të qëndrueshme”, tha Pipero për A2.