“Një lajm i trishtueshëm për të gjithë”/Ndahet nga jeta profesori dhe zyrtari i larte!

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të hidhur. Është ndarë parakohe nga jeta profesori dhe këshilltari i kryetarit të kabinetit në Bashkinë e Shkodrës, Mark Laloshi.

“Ndarja nga jeta e qytetarit të mire, prindit të përkushtuar e profesionistit Mark Laloshi, është një lajm i trishtueshëm për të gjithë. Për ne që punuam me të, që e njohëm nga afër, e vlerësuam për punën e tij, është trishtim edhe më i madh. I shpreh ngushëllimet vajzave, familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje!”, njofton Voltana Ademi.