Niko Peleshi: Edhe PS ka gabime, në raport me konkurentët jemi më të mirët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pranuar se qeveria Rama ka bërë gabimet e saj pasi është pjesë e politikës shqiptare.

Në emisionin “Quo Vadis”, Peleshi u shpreh i hapur se askush nuk është perfekt dhe këtë nuk ia thotë as elektroratit kur i kërkon votat, megjithatë, ai shtoi se “më të mirë se ta nuk ka”.

“Detyra politike nuk është gjë tjetër vetëm që të pyesësh dhe të sqarosh, të kontaktosh dhe sqarosh ato që kanë pikëpyetje. Ti tregosh se jemi munduar të bëjmë më të mirën por që perfekte nuk ka. Ne nuk jemi perfekt. Unë asnjëherë nuk i kam thënë elektroralit që na votoni se jemi perfekt. Perfekte nuk ka. Kemi bërë gabime, patjetër. Kemi gjëra për të rregulluar. Jemi pjesë e politikës shqiptare dhe e gjitha politika shqiptare është në konsolidim e sipër. Nuk them se jemi imun dhe të ndryshëm nga politika tjetër. Në raport me konkurentët tanë ne jemi më të mirët,” tha Peleshi.