“Mund të pi kafe me Ramën”, Fatmir Mediu befason me deklaratën!

Mes batutave në lidhje me bërjen e vaksinës antiCOVID, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se ai nuk ka asgjë personale me Ramën dhe se është gati edhe të pijë kafe me të, pasi kundërshtarin politik nuk e shikon si armik.

“Unë do e bëj vaksinë , nuk kam frikë nga teoritë konspirative me vendosje cipi. Në raport personal nuk kam asgjë me Ramën, mund edhe të pi kafe me të. Unë kundërshtarin politik nuk e shoh si armik, nuk e kam zgjedhur unë Ramën, por socialistët”, tha Mediu.