“Më mirë martohu, bëj fëmijë”/ Moderatorja e njohur shqiptare i kthehet keq Albi Nakos dhe nuk i lë gjë pa thënë!

Ditën e djeshme Albi Nako bëri një koment ndaj konkurrentes 40-vjeçare në spektaklin “Just Dance”, që ka ngjallur mjaft reagime.

“Për mua është personazh tipik i atyre filmave “Planeti i majmunëve”. Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë”, i tha ai.
Koreografi dhe njëkohësisht anëtari i jurisë ka marrë shumë kritika, jo vetëm nga ndjekësit por dhe nga personazhe publike. Vetëm së fundmi, ka reaguar dhe moderatorja Fjodora Fjora.

Ajo ka shkruar se Albi duhet të kërkojë një falje publike. “Nje falje publike nga ana e Albit do ishte me mire, se sa te publikohet me shume kjo video veç per hir te audiences… Eshte turp, te gjykosh dike nga mosha e pamja ne nje televizion kombetar”, ka shkruar Fjodora.