Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Paskal Milo bën parashikimin

Paskal Milo, Kreu Demokracisë Sociale një ndër aleatët besnik të socialistëve është shprehur se nuk ka pasur asnjë ftesë nga PS.

Gjatë intervistës për Top Channel, Paskal Milo bëri një parashikim të kujdesshëm për 25 Prillin.

“Nuk e kam atë luks e privilegj të bëj parashikime të sakta sepse këtë nuk arrijnë ta bëjnë as institucionet e specializuara që merren me këto çështje por gjithsesi një mendim modest mund ta jap duke patur parasysh një përvojë të gjatë në politikë dhe në zgjedhje. Mund të them që rezultati do të jetë i ngushtë. Nuk mund të them se kush do të fitojë sepse duhet të jem sa më objektiv por them që do të jetë një rezultat i ngushtë”, u shpreh Milo.