Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen nesër

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen të Martën, ka njoftuar zyra e tij.

Conte ka qenë nën presion që kur koalicioni i tij qeverisës humbi shumicën e saj në parlament.

Kjo erdhi pasi partia e ish kryeministrit Matteo Renzi u tërhoq nga aleanca për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së shpenzimit të parave të fondit të rimëkëmbjes nga situata e krijuar prej COVID-19.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e tij, Conte do t’u tregojë ministrave të martën në mëngjes për qëllimin e tij për t’i ofruar dorëheqjen presidentit të Italisë, Sergio Matterella.

Media italiane thotë se Conte shpreson të marrë një mandat për të formuar një qeveri të re.