“Kontrolloni emrat, mos minoni demokracinë”, Yuri Kim doli me paralajmërimin e fortë!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, paralajmëroi pak më parë krerët e partive politike në vend, për zgjedhjet e 25 prillit duke iu bërë thirrje të mos promovojnë korrùpsionin.

Lidhur me këtë mesazh të fortë, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja shprehet se PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë.

“Ambasadorja Kim i ka ftuar palët të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit që e kemi miratuar me konsensus të plotë. Çdo parti duhet të kontrollojë kandidatët dhe pastaj është përgjegjësi e KQZ e agjencive ligjzbatuese të bëjë filtrin tjetër. Thelbi i dekriminalizimit është deklarimi vullnetar i çdo kandidati. Edhe pasi janë zgjedhur si në nivel lokal e legjislativ nuk jemi bërë mburojë për asnjërin. Filtrin e ligjit do ta bëjmë me korrektësi absolute”, tha Kim për A2.