Joe Biden i “përvishet punës”, vetëm pak orë pasi mori detyrën si president i SHBA nënshkruan tri marrëveshje

Presidenti i ri i SHBA Joe Biden, menjëherë sapo ka marrë detyrën ka nënshkruar tri marrëveshje në Zyrën Ovale.

CNN raporton se marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit.

Biden, më pas do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”.

Biden do të shoqërohet nga ish presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Ndërkohë që presidenti Donald Trump para se të largohej nga detyra, ai nënshkroi një memorandum që shtrin mbrojtjen e Shërbimit Sekret të SHBA me gjashtë muaj për të gjithë fëmijët e tij.