I shkon me pranga në takim, Andi surprizon Melisën me deklaratën!

Sot në “Përputhen” u transmetua takimi mes Melisës dhe Andit. Andi u shfaq në takim me pranga dhe tha se respektoi amanetin që Atdheu i ka dhënë. Ato pranga duhet t’ja hiqte Melisa!

Andi u shpreh në studio se nuk e ka zënë gjumi deri në dy të natës duke menduar për Melisën.

“Po nëse ndahemi e ti ik në shpi e të ngel prapë mendja te unë”, ishte kjo pyetja që Melisa i bëri në takim.

Bora: Melisa të bëri një pyetje çfarë ke për të thënë?

Andi: Po e kam menduar goxha gjatë dhe s’më ka marr gjumi deri në dy.

Bora: Çfarë mendoje për Melisën?

Andi: Uuuh… Mendoja që me ja mësu teknika të tjera të xhudos

Bora: Melisa ti e ke menduar në shtëpi Andin?

Melisa: E kam menduar, është goxha tip interesant, nuk është në hije për mua, por që kemi shumë ngjashmëri por kam pak frikë.