Habit mjeku me deklaratën: Vaksina nuk është rrjetë mbrojtëse, por…

Mjeku Ardian Fandi ka qartësuar se vaksina nuk shërben për t’u bërë barrierë për ndalimin e infektimit nga Covid-19.

Sipas Fandit, vaksina krijon reaksione në trupin e të infektuarit me virus, për të krijuar antitrupa. Janë këta antitrupa që na mbrojnë nga Covid-19.

‘Vaksina është si imuniteti, që nëse infektohesh sot, nuk do të thotë që nesër nuk do ta marrësh virusin. Që vaksina të fitojë një imunitet duhet të kalojë një periudhë kohe. Vaksina nuk është antitrup, por është një antigjen që krijon antitrupa.Që trupi të krijojë antitrupa duhet që të kalojnë të paktën 30 ditë. Vaksina nuk është rrjetë mbrojtëse.

Në momentin që fillojnë antitrupat, atëherë nis mbrojtja nga virusi. IGG të ndihmojnë për të bllokuar virusin, por jo vaksina. Ajo hyn në trup dhe krijon reaksione për prodhimin e antitrupave. Këto do ta shikojmë pas disa muajsh. Pacientët duhet ta bëjnë testin dy muaj pas infektimit për këtë parë antitrupat.’-tha mjeku shqiptar në Angli.