Fillon zyrtarisht vaksinimi anti COVID në Shqipëri! E para shefja e Infektivit Najada Çomo, më pas Rama. Nga batutat tek momenti i shpimit të kryeministrit dhe mjekes

Sot Shqiperia nisi zyrtarisht vaksinimin kundër Covid-19.

E para që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ishte shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo.

Vaksinimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe fjala e parë e mjekes e cila dukej entuziaste po aq sa dhe e emocionuar, ishte: “Super”.

Ndërsa i dyti në radhë, ishte kryeministri Edi Rama, që nuk nguroi të bënte dhe batuta.

“Najada e bëri në krah të majtë dhe unë në krah të majtë do e bëj”.

Para vaksinimit Rama iu pergjigj dhe disa pyetjeve te nje formulari qe do e plotesojne te gjithe personat e vaksinuar.

Pyetjet për kryeministrin Rama:

A keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid?

Rama: Jo

A keni ndonjë nga simptomat, kollë dhimbje gjoksi, temperature, dhimbje fyti, barku diarre, skuqje syve?

Rama: Ja shife

Keni bere se fundmi ndonje udhëtim ndërkombëtar?

Rama: Po, isha në Turqi e Greqi po e kam bërë testin te të dyja e skam pas gjë. Testin e fundit pardje, në datën 8.