Fansi i bën kërkesën e papritur, moderatorja e njohur e Top Channel i jep përgjigjen epike

Shumë fansa kanë shkuar në ekstreme për të shprehur pëlqimin e madh që kanë ndaj një personazhi të famshëm, saqë kanë zgjedhur që portretin e tyre ta gdhendnin përgjithmonë në trup.

Të tilla raste nuk kanë qenë të pakta në Shqipëri, pasi kemi parë shumë perona që kanë bërë tatuazh në kraharor ose në krahë fytyrat e VIP-ave.

Diçka të tillë i ka kërkuar edhe një fans Nevina Shtyllës së fundmi. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur moderatoren: “Kam vendosur të bëjë portretin tënd tatuazh, më jep leje?”.

Nevina ka treguar se kjo ide i është dukur gjithmonë shumë e frikshme dhe se nuk do të preferonte që një fans i saj të bënte diçka të tillë.

“Ti bëj ç’të duash ëëë se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap Instagramin e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dalë prapë unë. Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bëj edhe block fare. Kjo ide më është dukur gjithnjë shumë e frikshme”, i është përgjigjur.