Falkoi i habitur nuk e kupton përse rosa nuk ka frikë prej tij (video impresionuese)

Me të gjitha gjasat ky falkua nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se roli i tij si një nga predatorët më të pamëshirshëm, do të vihej në dyshim.

Por duket se ai ka gjetur tashmë rivalin.

Duke dalë gjatë ditës në kërkim të vaktit të radhës, falkoi gjeti diçka të cilës nuk mund t’i rezistonte. Ulur në një lëndinë me bar ai pa një rosë që “as nuk i dridhej qerpiku” nga afrimi i shpendit të uritur.

Por ajo që falkoi nuk kuptoi është se rosa ishte në fakt një imitim lodër, teksa disa herë ai sulmon “kafshën” me kthetra me qëllim ta mposhtë, pa kurrfare suksesi.

Shpendi predator ndalon për disa momente i habitur, madje dhe duke shikuar rrotull, i pasigurtë për situatën.

Dhe në fund gjuetari i ditur vendos të heqë dorë nga sfida, të cilën me siguri do të kërkojë të harrojë sa më shpejt.